UEFA shpall ekipin e vitit, mungon Ronaldo

UEFA ka zgjedhur sot atë që mund të cilësohet si ekipi ideal i këtij edicioni në Ligën e Kampioneve, me 23 emra të mbledhur mes skuadrave të ndryshme që shkëlqyen në këtë edicion me lojën e tyre.

Ashtu siç pritej, skuadrat finaliste kishin më shumë pjesëtarë në këtë përzgjedhje, duke konfirmuar edhe një herë dështimin e ekipeve italiane që si rrallëherë kanë mbetur pa përfaqësues. ku padyshim vihet re mungesa e yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo.

Çelsi me 7 futbollistë është skuadra më e përfaqësuar, ashtu siç i takon ekipit kampion, me Manchester City që rreshtohet në vendin e dytë me 5 lojtarë.

Surpriza më e veçantë e këtij rreshtimi ishte Oliveira i Portos, futbollisti i cili eliminoi Juventusin me golat e tij dhe ishte një nga elementët më cilësorë të portugezëve në rrugëtimin e tyre të këtij edicioni.

Portierë: Kurtua (Real Madrid); Ederson (Manchester City); Mendi (Chelsea).

Mbrojtës: Alaba (Bajern Mynih); Azpilikueta, Çilluell, Rudiger (Chelsea); Dias (Manchester City); Markinjos (PSG).

Mesfushorë: Zhorzhinjo, Kante, Maunt (Chelsea); De Bryjn, Foden, Gyndogan (Manchester City); Oliveira (Porto) Modriç (Real Madrid).

Sulmues: Mesi (Barcelona), Levandovski (Bajern Mynih); Haland (Borusia Dortmund); Mbape, Nejmar (PSG); Benzema (Real Madrid).

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.