UEFA merr vendimin për kombëtaren ruse në ‘EURO 2024’

Menjëherë pasi të mbyllen kualifikueset e Nations League, në Gjermani më 9 tetor do të hidhet dhe shorti për eliminatoret e “EURO 2024”.

Në Frankfurt të gjithë kombëtaret do të mësojnë kundërshtarët e tyre në këto eliminatore, ndërsa një prej tyre do të jetë jashtë kësaj gare.

E sanksionuar tashmë nga FIFA dhe UEFA në kuadër të Kupës së Botës 2022 dhe Ligës së Kombeve 2022-2023 pas pushtimit të Ukrainës, Rusia nuk do të luajë kualifikueset dhe rrjedhimisht turneun.

Sanksioni që prek Rusinë do të mbahet deri në njoftimin e mëtejshëm, prandaj për kohëzgjatjen e luftës, nëse UEFA nuk ndryshon qëndrimin e saj.

“Kombëtarja ruse nuk do të marrë pjesë në shortin për fazën kualifikuese të EURO 2024. Arsyeja për këtë është vendimi i shkurtit nga UEFA për të pezulluar pjesëmarrjen e ekipeve dhe klubeve ruse në kompeticionet nën kujdesin e organizatë “, thuhet në një njoftim për shtyp nga Federata Ruse.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.