UEFA kërcënon Londrën: Hiq karantinën për VIP-at ose do e zhvendosim finalen e Euro 2020 në…

UEFA i ka dhënë një mesazh të qartë Britanisë së Madhe se mund t’i heqë të drejtën e organizimit të fazës finale të Euro 2020 stadiumit Wembley nëse nuk ndryshojnë masat anti-Covid për personat që hyjnë në territorin e saj.

Sipas asaj që zbulojnë mediat britanike institucioni që drejton futbollin në Europë tashmë e ka edhe alternativën nëse për shkak të masave anti-Covid gjysmëfinalet dhe finalja e madhe e Euro 2020 nuk zhvillohen dot në Londër. Zgjidhja që jep UEFA është Hungaria dhe stadiumi Puskas Arena në Budapest i vetmi stadium që ka pritur deri më tani tifozët në kapacitet të plotë. I gjithë problemi është krijuar se rregullat shumë strikte në Britaninë e Madhe do ta bënin shumë të vështirë hyrjen në këtë territor të rreth 2500 VIP-ave dhe stafit organizator të gjysmëfinaleve dhe finales së madhe pasi të gjithë këta persona nuk kanë shtetësi britanike dhe janë të detyruar që të bëjnë karantinë kur hyjnë në Angli.

Qeveria e Boris Johnson ka bërë përjashtime tek futbollistët apo edhe punëtorët e tjerë që kujdesen për mbarëvajtjen e ndeshjeve që luhen në Wembley shtimi i këtij numri deri në 3 mijë persona mund të jetë problem. Këtë situatë UEFA e kishte edhe me organizimin e finales së Champions që e zhvendosi nga Stambolli në Porto. Në stadiumin mitik Wembley është parashikuar për t’u luajtur faza finale e Europianit ,dy gjysmëfinalet dhe finalja e madhe më 11 korrik. Por nëse qeveria e Britanisë nuk heq karantinën për 2500 personat VIP dhe organizatorët e këtyre ndeshjeve çdo gjë mund të spostohet në Budapest të Hungarisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.