UEFA gjobit Fenerbahcen pas thirrjeve pro Putinit

UEFA gjobit Fenerbahcen me 50 mijë euro gjobë, me mbylljen e pjesshme të tribunave, për sjelljen e tifozëve në ndeshjen paraprake të Champions League kundër Dinamo Kievit që përfundoi 2-1.

Në minutën e 57-të Dinamo hapi rezultatin falë golit të Vitaily Buyalsky, i cili bëri një gjest provokues ndaj tifozëve të Fenerbahce, duke imituar gjestin e shqiponjës.

Si përgjigje, nga tribunat ata filluan të lavdërojnë Vladimir Putin. Sipas mediave, për këtë arsye trajneri i Dinamo Kievit, Mircea Lucescu nuk është paraqitur në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Fitorja i lejoi ekipit ukrainas të kalonte raundin duke marrë parasysh ndeshjen e parë 0-0.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.