U mposht nga Fury me ‘KO’, Wilder përfundon në spital

Pasi u mposht me “KO” nga Tyson Fury në duelin e mëngjesit të sotëm, boksieri amerikan Deontay Wilder përfundoi në spital dhe për këtë arsye nuk dha asnjë prononcim për mediat.

Këtë mëngjes, luftëtari irlandez Tyson Fury mbrojti titullin botëror në peshat e rënda, duke fituar me nokaut kundër Deontay Wilder në raundin e 11 -të.

Në dy momente, Fury tronditi fuqishëm dhe rrëzoi rivalin e tij, ndërsa nokauti i tretë në raundin e 11-të ishte vendimtar, pasi lufta mbaroi aty.

Wilder u transportua në një spital në Las Vegas menjëherë pas ndeshjes, por për fat gjëndja e tij shëndetësore është e mirë dhe ka lënë spitalin

Gazetari i boksit Dan Rafael foli me menaxherin e Wilder, Shelly Finkel.

“Unë fola me menaxherin e ëilder Finkel dhe ai më tha se Deontay ishte mirë dhe nuk do të qëndronte në spital,” shkroi Rafael në Twitter.

Fury ka 31 fitore (22 me nokaut) dhe një barazim kundër ëilder në karrierën, ndërsa amerikani pësoi humbjen e dytë nga Fury përveç atij barazimi, ndërkohë që shënon 42 fitore të arritura në karrierë (41 me nokaut).

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.