Turqia në vështirësi, munden nga Uellsi në sytë e Erdoganit

Uellsi ka mundur të fitojë ndaj Turqisë në një ndeshje plot episode dhe raste. Pjesa e parë nisi me dominimin e ishullorëve, me Turqinë, që nuk kishte fuqi ofensive për të shtyrë përpara dhe i la shumë fushë Uellsit.

Rreziku i parë i madh erdhi në minutën e 6, kur Bale dha një pasim perfekt për Ramsey, që lëvizi mirë, por goditja e tij u ndal mrekullisht nga portieri i ballkanasve. Pak minuta më pas Ramsey kishte një tjetër rast të pastër, por gaboi.

Këtë nuk e bëri në minutën e 42-të kur Balë i dha një pasim magjik nga mesfusha. Mesfushori e stopoi plot klas dhe goditi saktë, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. Pas golit të pasuar Turqia morri terrenin, por nuk gjeti rastet e pastra.

Këtë e bëri Uellsi në minutën e 61. Gareth Balë mësyu në zonë në minutën e 60-të dhe u ndal me faull në kufijtë e rrethimit të rreptësisë. VAR i dha penallti dhe kapiteni e mori përsipër vetë. Ai u përqendrua shumë, por gaboi të gjente kuadratin, duke ekzekutuar një nga penalltitë më të dobëta te tij.

Ai është i pari lojtar që nga viti 2000, që dështon të godasë një penallti brenda portës. I fundit që e kishte bërë ishte Raul me Spanjën. Gjithashtu, kjo penallti e humbur është e para për Bale që nga nëntori i vitit 2010.

Edhe pas këtij dështimi të Bale Turqia nuk reagoi dot. Ballkanasit u hodhën të gjithë në sulm, por shkoi keq sepse Conor Roberts i Sëansea shënoi golin e dytë për të tijët pas asistit të Bale dhe fiksoi shifrat në 0-2, duke i shkaktuar Turqisë humbjen e dytë radhazi. Ndërkohë, Uellsi numëron 4 pikë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.