Turpërohet Roma, Bodo luan tenis me skuadrën e Jose Mourinhos

Në Norvegji çdo gjë është e zezë për Romën, dhe jo vetëm sepse në këto gjerësi gjeografike dita zgjat vetëm tetë orë në këtë kohë të vitit.

Ndeshja e futbollit mes Bodo/Glimt dhe Romës u kthye në një sport krejt tjetër. Skuadra norvegjeze triumfoi me rezultatin e thellë 6-1 ndaj verdhekuqëve, në ndeshjen e raundit të tretë në Ligën e Konferencës.

Edhe pse skuadra e Jose Mourinhos performoi në një ekip të kombinuar, pakkush mund ta priste diçka të tillë, apo edhe një humbje minimale.

Që në fillim të ndeshjes u krijua përshtypja se Roma do ta kishte të vështirë, pasi në minutën e 8-të Botheim kaloi vendasit në epërsi, ndërsa në minutën e 20-të Berg dyfishoi avantazhin. Vetëm tetë minuta më vonë Perez ngushtoi shifrat në 2:1 dhe ky ishte rezultati i pjesës së parë.

Më pas skuadra e Moirinhos u dorëzua totalisht, duke pësuar një nga humbjet më të rënda në histori.

Në minutën e 52-të Botheim çoi shifrat në 3:1, teksa Bodo Glimit shënoi edhe tre gola të tjerë me anë të Solbaken në të 71-ën, Pellegrino në të 78-ën dhe Botheim në minutën e 80-të për rezultatin final të pabesueshëm 6:1.
Ekipi norvegjez merr edhe kryesimin në Grupin C.

Në Europa League, Lazio ngec pas asaj fitoreje spektakolare ndaj Interit në Serinë A. Trajneri Sarri kishte lënë disa titullarë në stol teksa Strakosha ishte që nga fillimi me Hysajn dhe Muriqin zëvendësues.

Në “Olimpico”, bardhekaltërit nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola ndaj Marseille që e le skuadrën italiane në vend të dytë në renditje në Grupin E dhe francezët më poshtë.

Një duel tjetër interesant në Europa League ishte ai mes Betis dhe Bayer Leverkusen në Grupin G ku të dyja ekipet ishin me pike të barabarta dhe luanin për kreun. Sfida u mbyll në një barazim 1-1 me shumë emocione teksa golit të Iglesias në 75’ iu përgjigj Andrich në 82’ për miqtë.

Në sfidat e tjera, Fenerbahçe barazoi 2-2 me Antwerp, Rapidi i Wienës mundi 2-1 Dinamon e Zagrebit, Ludogorets u mund 0-1 nga Braga dhe Midtlyjand barazoi 1-1 me Crvena Zvezdan.

Në Grupin E bie në sy fitorja e Feyenoord 3-1 ndaj Union Berlin në shtëpi, sukses që e çon ekipin holandez në krye me 7 pikë. Ndjek Maccabi Haifa me 4 pikë pas fitores 1-0 ndaj Slavia Prague.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.