Triumfi në “Euro 2020”, Donnarumma e përjetëson në trup me tatuazh

Gigio Donnarumma ishte fenomenal në “Euro 2020” dhe jo më kot u zgjodh lojtari më i mirë i turneut.

Kampioni i Evropës me Italinë priti dy penallti në finale.

Portieri u bë protagonist, pasi nuk festoi kur ndali Saka të Anglisë, për shkak se nuk e kishte kuptuar që pritja e asaj penalltie i kishte dhënë titullin kampion Evrope Italisë.

Donnarumma ka menduar që EURO 2020 të përjetësojë në trupin e tij, duke bërë në krah tatuazh trofeun e ngritur më 11 korrik në legjendarin “Wembley”. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.