Trajneri polak flet për shortin: Grup i vështirë. Shqipëria, kundërshtar aspak i rehatshëm

Jerzy Brzeczek, trajneri i Polonisë, ka komentuar grupin e dalë nga shorti i hedhur në Zyrih, ku përfshihet edhe kombëtarja shqiptare.

“Anglia është favoritja kryesore, Hungaria ka përparuar, ndërsa Shqipëria është një kundërshtar aspak i rehatshëm”. Kështu e ka komentuar trajneri i Polonisë shortin e hedhur, në të cilin kuqezinjtë janë në Grupin I kundër Anglisë, Polonisë, Hungarisë, Andorrës e San Marinos.

“Në teori, Andorra dhe San Marino janë kundërshtarët më të lehtë, por unë do të paralajmëroja të gjithë që të mos kishin vetëkënaqësi. Më kujtohet si futbollist kur luajta kundër San Marinos dhe fituam 1-0, pasi Jan Furtok shënoi gol me dorë.

Duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm. Kemi disa lojtarë që luajnë në Premier League, sidoqoftë ne duhet të shohim potencialin e rivalëve tanë. Puna që po bën Gareth Southgate tregon se Anglia do të jetë gjithashtu favorit në Euro”, shtoi trajneri polak.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.