‘Topi i Artë’/ Lewandowski: U ndjeva i trishtuar dhe i pakënaqur

Një javë pasi u rendit i dyti në garën për Topin e Artë 2021, që shkoi në duart e Lionel Messit, Robert Lewandowski, i cili në fundjavë shënoi dy herë në klasiken ndaj Dortmundit, ka folur për gjëndjen e tij shpirtërore, duke shpjeguar sesi u ndje në momentin që nuk arriti të fitonte çmimin më të rëndësishëm individual.

“Ndjeva trishtim, nuk kam asgjë për të fshehur, nuk mund të them se isha i kënaqur, përkundrazi, ndihem i pakënaqur. U afrova, luftova me Lionel Messin… Padyshim që e respektoj për mënyrën se si luan dhe për atë që ka bërë. Vetë fakti që jam në gjendje të konkurroj me të më bën të kuptoj nivelin që kam arritur të arrij. U ndjeva i trishtuar dhe ishte mirë që nuk duhej të luanim një ndeshje në mesjavë”, u shpreh fillimisht sulmuesi i Bayern Munich.

Polaku më pas u pyet se çfarë mendonte për deklaratën e Messit, i cili nga skena u kërkoi organizatorëve t’ia dorëzonin rivalit të tij Topin e Artë 2020:

“Do të doja që fjalët e tij të ishin të sinqerta, jo fjalë boshe.”, shtoi ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.