‘Tokyo 2020’/ Qitësja Delilaj renditet e fundit, KOKSH e justifikon

Manuela Delilaj e mbylli përvojën e saj në Lojërat Olimpike, “Tokyo 2020”.

Në ditën e dytë qitësja shqiptare garoi në 25 m shpejtësi, duke grumbulluar në total (plus pikët e precizionit) 556 pikë, që e renditin në vendin e 44-t, atë të fundit.

Në postimin e KOKSH-it shkruhet se “për fat të keq Manuela kishte një lëndim në parakrahun e djathtë (krah me të cilin edhe gjuan) që nuk e lejoi të jepte maksimumin e saj.)

Gjithsesi ky është një rezultat i mirë, duke pasur parasysh që prej afër 1 viti e gjysmë poligoni i qitjes ka qenë i mbyllur për shkak të pandemisë, duke e penalizuar stërvitjen në kohë”

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.