“Tokio 2020″/ Fituesi i medaljes në qitje akuzohet si terrorist

Terrorizmi bëhet protagonist i Lojërave Olimpike dhe përfshin një sportist, i cili është ngjitur në majën e podiumit në garat e deritanishme.

Triumfi i Xhavad Forougi në qitje në garën e pistoletës 10 metra, është kthyer në një çështje diplomatike, pasi medalisti i artë nga Irani, akuzohet se është terrorist dhe kërkohet përjashtimi i tij.

41-vjeçari është pjesë e Gardës së Revolucionit Islamik Iranian, një organizatë e cila që nga viti 2019 është klasifikuar nga SHBA si grup terrorist. Ndaj menjëherë pas fitores së tij, sportistët e tjerë kanë kërkuar me zë të lartë përjashtimin nga aktivitetit të Forougit.

Protestat publike kanë ardhur edhe nga shoqata “Të bashkuar për Navid”, e krijuar pas ekzekutimit të mundësit iranian Navid Afkari, i cili u shpall fajtor se kishte protestuar kundër regjimit në Iran. Ajo ka bërë të qartë se Komiteti Olimpik ndërkombëtar duhet të ndërhyjë përndryshe bëhej bashkëpunëtor në promovimin e terrorizmit dhe krimeve kundër njerëzimit.

Komiteti Olimpik ka kërkuar që të tregojnë provat se ai është pjesëtar i një organizate terroriste, ndërsa vetë Forougi, i cili festoi medaljen e tij të artë me nderim ushtarak, ka pranuar se ka gjuajtur me pistoletë, por vetëm rastësisht kur ishte në Siri, ku ai pretendon se nga vitit 2013 deri në vitin 2015 ka shërbyer si infermier.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.