Tjetër lajm i trishtë nga Argjentina/ Ndahet nga jeta ish-trajneri i ‘La Albiceleste’

Vetëm dy javë pas lamtumirës ndaj Diego Armando Maradonës, një tjetër lajm i trishtë vjen nga Argjentina.

Ish-trajneri i përfaqësueses argjentinase, Alejandro Sabella ka ndërruar jetë pas problemeve kardiake. Ai ishte i shtruar në spital në terapi intensive pasi prej kohësh vuante nga aritmia kardiake.

Sabella vdiq sot në Buenos Aires në moshën 74-vjeçare teksa pati fatin ta drejtojë Argjentinën nga 2011 deri në 2014, sa e çoi deri në finalen e botërorit të 2014, por nuk arriti dot të fitojë Kupën e Botës në Brazil.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.