Titullari u kap me doping, UEFA i jep dënim të rëndë

Nuk kanë fund problemet për Ajax.

Një ditë pas gabimit të rëndë që la jashtë listës për Ligën e Evropës blerjen më të shtrenjtë në histori, gjigantët e futbollit holandez kanë marrë një tjetër lajm të keq nga UEFA.

Qeveria Evropiane e Futbollit ka pezullur me 12 muaj portierin Andre Onana, i akuzuar për përdorim të dopingut. Gjatë një testi të zhvilluar më 30 tetor, ai rezultoi pozitiv në përdorimin e Furosemidës, një substancë e ndaluar në sport.

Mbrojtja e portierit se kishte përdorur gabimisht një ilaç të bashkëshortes së tij nuk është pranuar nga UEFA, që ka dhënë një dënim të rëndë.

Ajax ka konfirmuar apelimin në CAS, por deri atëherë klubi i Amsterdamit duhet t’i bëjë llogaritë me “turpërimin” e shkaktuar vetë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.