Tirana-Partizani/ Bardheblutë i afrohen dy herë golit

Tirana i është afruar dy herë golit por pa arritur të shënojë.

Bardheblutë po tregohen të rrezikshëm duke dhënë shkëndijat e para në fushë. Hoxha po ndjehet i kërcënuar para sulmeve të Tiranës.

Ndizet derbi me Tiranën që ka mundësinë me tre gjuajtje radhazi drejt portës. Por topi devijohet dhe nuk përfundon në rrjetë edhe pse Ismajlgeci e Seferi provuan të gjuanin në portë nga distancë e afërt.

Seferi shfaqet nga e djathta para Hoxhës dhe gjuan në portë, por gardiani i të kuqve ndalon tentativën e tij. Megjithatë sulmuesi më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.