Tirana-Partizani 1:0, derbin e vendos një panallti me VAR

Derbi i 189-të i kryeqytetit, midis Tiranës dhe Partizanit, përfundoi me rezultatin 1:0 për bardheblutë. Për ekipin pritës, Tiranën, shënoi Vesel Lamaj me penallti në minutën e 48-të.

 Që në minutat e para të ndeshjes së përmbyllëse të javës së gjashtë të Superiores, takimi ndalet për shkak të hedhjes së flakadanëve në fushë. Kapitenët e skuadrave iu drejtuan  tifozerive përkatëse që situata të qetësohej dhe pas rreth 5 minutash ndërprerje ndeshja rinisi nga gjyqtari Eldorjan Hamiti.

 Në minutat shtesë të pjesës së parë gjyqtari Hamiti pasi kontrolloi sistemin VAR gjykoi se Belica kishte ndërhyrë në mënyrë të parregullt ndaj Tolit në zonë dhe akordoi 11-metërsh.

Ndonëse bardheblutë e mbyllin ndeshjen me 10 lojtarë, pas daljes nga loja të Najdovskit, që merr në fund kartonin e dytë të verdhë, Tirana mund Partizanin 1-0 dhe korr fitoren e 56-të në derbin e madh të kryeqytetit. Pas kësaj fitoreje Tirana renditet në vendin e parë me 14 pikë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.