Tirana arrin marrëveshjen me Young Boys, Seferi firmos për 3 vite

Klubi i Tiranës nuk ka pritur aspak nga përfundimi i kampionatit për të filluar përforcimet në ekip.

Klubi bardheblu ka gjetur marrëveshjen me Young Boys dhe ka nënshkruar me sulmuesin Taulant Seferi edhe për tre sezone. Kryeqytetasit kanë dalë me njoftim zyrtar për këtë lëvizje të parë të merkatos.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e parë të sezonit 2021-2022. Taulant Seferi, i huazuar në 6-mujorin e fundit të sezonit që lamë pas nga skuadra zvicerane e Young Boys, tashmë do të jetë përfundimisht pjesë e jona edhe për 3 sezonet e ardhshme. Pas negociatave intensive me klubin e YB, palët kanë arritur dakordësinë për të transferuar kartonin e lojtarit. 25-vjeçari do të mbajë veshur fanellën bardheblu, duke përforcuar skuadrën në repartin e sulmit. I urojmë suksese në këtë rrugëtim!”, thuhet në njoftimin e ekipit të Tiranës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.