Rusi-Finlandë/ Tifozja ruse “çmend” komentatorin arab (Video)

Gjatë ndeshjes Rusi-Finlandë në “Euro 2020” ka ndodhur diçka interesante gjatë komentimit të ndeshjes në një nga stacionet televizive në Arabi.

Në momentin që gjatë transmetimit u shfaq një tifoze ruse, komentatori arab nuk ka mundur të rezistojë pa i thurur disa vargje.

Ndonëse ishte në transmetim direkt, ai ka nisur t’i thotë fjalë të ëmbla bukuroshes.

“Ajri në zemrën time u rrit dhe u dashurova. Nuk është faji im, ishte aksidentale.

Unë nuk kam asgjë tjetër në jetën time. Unë, zemra ime dhe gjithçka i përket asaj”, ishin disa nga vargjet që komentatori arban tha në momentin që u transmetuan pamjet e bukuroshes.

Bukuroshja ruse mori vëmendjen e kamerave të ndeshjes nga qëndrimi, duke vënë në dukje trupin dhe këmbët e saj, gjatë ndeshjes që përfundoi 1-0 për skuadrën e saj të zemrës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.