Tenistja britanike Emma Raducanu kampione e US Open

Tenistja britanike Emma Raducanu fitoi finalen e ndeshjeve teke për femra në turneun e tenisit US Open.

Tenistja 18-vjeçare Raducanu fitoi në ndeshjen finale përballë kanadezes Leylah Annie Fernandez në turneun e Grand Slam që vazhdon në New York të SHBA-së.

Në ndeshjen e ndjekur nga një audiencë e madhe, Raducanu u bë kampione e ndeshjeve teke për femra në US Open duke fituar përballë 19-vjeçares Fernandez në setin e parë me rezultatin 6-4 dhe në setin dytë me rezultatin 6-3.

Raducanu në renditjen botërore ndohet në vendin e 150-të dhe ajo është britanikja e dytë femër e cila fiton këtë titull pas Virgina Wade e cila ka fituar turneun e tenisit US Open në vitin 1977.

Fituesja e finales në ndeshjet teke për femra, Raducanu fitoi çmimin prej 2.5 milionë dollarë ndërsa Fernandez në vendin e dytë fitoi 1 milion e 250 mijë dollarë.

Në finalen e ndeshjes teke për meshkuj në US Open, sot do të përballen serbi Novak Gjokoviç dhe rusi Daniil Medvedev.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.