Tenis/ Nadal në dyshim për pjesëmarrjen në Australian Open

Spanjolli Rafa Nadal tha se nuk mund të garantojë se do të bëjë udhëtimin në Melburn për Australian Open të muajit të ardhshëm, pasi të kthehet të  luajë në Kampionatin Botëror të Tenisit “Mubadala’ në Abu Dhabi.

Nadal, 35 vjeç, kaloi katër muaj jashtë fushës prej një dëmtimi në këmbë. Ai u eliminua në Roland Garros në gjysmëfinale dhe u detyrua të tërhiqej nga Wimbledon, Lojërat Olimpike të Tokios dhe US Open.

“Ideja është të shkoj atje dhe të përpiqem më të mirën atje në Australi… Duke qenë 100% i sinqertë, nuk mund ta garantoj. Duhet të flas me ekipin tim,” – tha Nadal.

“Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga ndeshja e fundit zyrtare e vërtetë. Gjërat janë të vështira dhe unë e pranoj këtë… Unë kam qenë në gjendje të garoj në të dyja ndeshjet dhe madje pata shanset e mia, kështu që nëse e vëmë këtë në perspektivë është një gjë shumë pozitive. Unë e kalova këtë proces për fat të keq shumë herë në karrierën time të tenisit, por më duhet të praktikoj dhe duhet të jem mjaftueshëm i shëndetshëm për të kaluar këtë proces. Nëse kjo ndodh, unë jam i sigurt se do të kthehem,” – tha Nadal.

Numri gjashtë i botës, Nadal tha se nuk do të ishte kthyer në garë nëse nuk do të ndiente se ishte mjaft konkurrues për të sfiduar trofetë më të mëdhenj në këtë sport.

“Unë nuk po luaj aspak për para apo thjesht për argëtim, po luaj për të vazhduar arritjen e qëllimeve ose të paktën për të shijuar procesin për t’u përpjekur të arrij qëllimet e mia”, shtoi ai.

Australian Open fillon më 17 janar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.