Tashmë zyrtare, Cannavaro trajneri më i ri i klubit italian

Benevento ka lëvizur gurët dhe ka zyrtarizuar Fabio Cannavaro si trajner dhe për ish-mbrojtësin legjendar, kjo është eksperienca e tij e parë italiane si trajner.

“Benevento Calcio ka kënaqësinë të njoftojë se rolin e menaxherit teknik të ekipit të parë ia ka besuar Fabio Cannavaro-s. Tekniku do të prezantohet për shtyp nesër, e enjte 22 shtator, në orën 17:00, në Palazzo Paolo V në Benevento.

Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt ekskluzivisht në kanalin 16 Ottochanel dhe në uebin e saj”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.