Sulmuesi i Kombëtares firmos me klubin zviceran

Sulmuesi i Kombëtares, Florian Kamberi, është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i skuadrës së Winterthur në kampionatin zviceran.

27-vjeçari nis kështu një aventurë të re pas përfundimit të huazimit në Angli te Shefilld Wensdey, ku luajti përgjatë sezonit të shkuar.

Ka qenë vetë klubi zviceran që e ka bërë publik lajmin për tifozët me anë të një postimi në “Facebook”, ku kanë treguar eksperiencat e mëparshme të sulmuesit kuqezi dhe i kanë uruar atij mirëseardhjen në skuadër.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.