Sulmohet kreu i Federatës së Kosovës, Ademi: Autorët të maskuar

Pas raportimeve në media se presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës është sulmuar fizikisht, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Agim Ademit i cili pranon ngjarjen duke sqaruar edhe disa detaje.

Presidenti i Federatës, Ademi tha se sulmi ishte tinëzar nga disa persona me maska dhe se nuk ka pësuar lëndime duke shtuar se kjo ngjarje nuk do ta ndalë të bëjë punën e tij si më pare.

“Duke pasur parasysh interesimin e madh të dashamirëve dhe të opinionit publik pas raportimit për sulm fizik ndaj meje, fillimisht dua të ju informoj se jam mirë me shëndet dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim siç është raportuar.

Është e vërtetë që sot rreth orës 8:00 jam sulmuar fizikisht nga persona të maskuar në parkun e Gërmisë, aty ku çdo ditë e praktikoj ecjen dhe vrapimin në natyrë.

Personat në fjalë më sulmuan në mënyrë tinzare, por që fatmirësisht kalova pa lëndime serioze.

Lidhur me këtë rast është informuar edhe Policia e Kosovës, e cila tashmë është duke i kryer hetimet. Shpresoj dhe besoj se shumë shpejt personat e tillë do të dalin para organeve të drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.

Përkundër sfidave në punë, por edhe pengesave të këtij lloji, do të vazhdoj me tërë energjinë time t’i shërbej futbollit dhe ngritjes së mëtejme të FFK-së.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.