Suedi-Slovaki/ Një ndeshje pa emocion, por gëzojnë suedezët

Në Shën Petërsburg, Suedia përsërit të njëjtën skemë dhe lojë ashtu si ndaj Spanjës por kësaj radhe arrin të marrë maksimumin në ndeshjen e dytë të Grupit E.

Skandinavët kishin përballë Slovakinë në një ndeshje me shumë pak raste për t’u shënuar, sidomos në pjesën e parë ku në total rezultoi vetëm 1 gjuajtje nga të dyja skuadrat dhe 2 goditje këndi.

Fraksioni i dytë i lojës ishte totalisht ndryshe sidomos për skandinavët që rrisin presionin dhe menjëherë me Isak mund të kalonin në avantazh por Skriniar ishte shpëtimtar.

Përgjigjet Kuçka dhe Hamsik me një aksion të rrezikshëm në 59’ por gjithçka ndalet për pozicion të parregullt e vetëm 1 minutë më vonë, Suedia i afrohet golit. Portieri Dubarvka shpëton Sllovakinë nga një gol i sigurtë pas një gjuajtje të Augustinsson.

E teksa Slovakia mbrohet, skandinavët gjejnë më në fund golin, vetëm falë një penalltie në 75’ ku Dubravka rrëzon Quaison dhe arbitri nuk ka dyshime. Forsberg është ekzekutuesi perfekt që i jep golin dhe fitoren thelbësore Suedisë në Grupin E. Me këtë fitore Suedia është pothuajse e kualifikuar dhe në ndeshjen e fundit i mjafton të mos humbasë, ndërsa Sllovakia duhet ende të luftojë për fitore.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.