Statistika të frikshme/ Lewandowski më shumë gola se e gjithë Barcelona
Barcelona do të vizitojë në “Allianz Arena” skuadrën që e ka siguruar kualifikimin, Bayern Munich.
Është një statistikë që nxjerr në pah realitetin e ashpër të sezonit të këtyre dy klubeve deri tani: Robert Lewandowski ka më shumë gola në sezonin 2021/22 se e gjithë skuadra e Barcelonës.
Sulmuesi polak mbetet në formë të jashtëzakonshme dhe ka 27 gola në 21 ndeshje këtë sezon.
Barcelona në tërësi ka shënuar vetëm 25 gola në të gjitha garat.
Në Ligën e Kampionëve, krahasimi mbetet i njëjtë. Lewandowski ka nëntë gola në Grupin E, ndërsa Barcelona ka vetëm dy.
Skuadra bavareze, e cila deri tani ka treguar se është e pandalshme, duke arritur pesë fitore nga pesë ndeshjet në këtë garë, e bën edhe më të vështirë detyrën e katalanasve.
Për të siguruar kualifikimin në 16-shen e fundit, ata duhet t’i japin Bayernit humbjen e parë të sezonit.
Sorry, the comment form is closed at this time.