Spektakël në Bundesligë, Bayern barazon falë këmbënguljes së Muller

Sfida spektakolare ka ofruar Bundesliga këtë të shtunë me shumicën e ndeshjeve që përfunduan barazim.

I tillë ishte dhe takimi kryesor i fundjavës, Bayern Mynih-Leipzig që u mbyll në barazim 3-3.

Përmbysje pas përmbysjeje, por në fund me fat dolën bavarezët. Në fillim, Nkuku kaloi miqtë në avantazh, por Bayern brenda 4 minutash përmbysi si shumë herë rezultatin me Musiala dhe Muller.

I menjëhershëm ishte reagimi i Leipzig që barazoi me Justin Kluivert.

U duk se bavarezët do të hipotekonin në pjesën e dytë fitoren, por Leipzig u rikthye frikshëm në fushë duke u rikthyer në avantazh me Forsberg.

Sërish Bayern-it i duhej një ‘ujk i vjetër’, dhe Muller duket se nuk e ka humbur nuhatjen për golin, duke shfrytëzuar në mënyrë perfekte krosimin e ardhur nga krahu i djathtë.

Me këtë barazim Bayern mban kryesimin e Bundesligës, kurse Leipzig humbi shansin, duke mbetur 2 pikë mbrapa.

Në sfidat e tjera, Dortmund u ndal në Frankfurt, kurse po ashtu pikët u ndanë edhe në Freiburg- Gladbach apo Koln-Wolfsburg. E vetmja me 3 pikë nga kjo e shtunë doli modestja Arminia Bielefeld që mposhti Mainzin 2-1.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.