Spanjë/ Pas Busquets edhe Llorente rezulton pozitiv me Covid-19

COVID-19 kthehet në një shqetësim të madh tek përfaqësuesja Spanjollë vetëm dy ditë përpara startit të “Euro2020”. Pas kapitenit Sergio Busquets, edhe Diego Llorente ka rezultuar pozitiv në testin e fundit.

Situata po monitorohet me kujdes pasi numri i të prekurve mund të rritet me kalimin e orëve: Ka shumë mundësi të ketë lojtarë të tjerë të prekur, u shpreh presidenti i Federatës Spanjolle. Llorente humbet në këtë mënyrë sfidën e parë kundër Suedisë.

Spanja nuk është e vetmja përfaqësuese e prekur nga COVID-19, në një situatë të ngjashme janë edhe rivalët e tyre në Grupin E, Suedia. Dejan Kulusevski rezultoi një ditë më parë pozitiv pas testit që iu nënshtrua ndërsa më herët pozitiv rezultoi edhe mesfushori Mattias Svanberg.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.