Sot hidhet shorti i Champions League, duelet e mundshme

Tashmë ka përfunduar faza e grupeve në Ligën e Kampionëve dhe skuadrat mezi presin të mësojnë kundërshtarët për në atë të eliminimit direkt.

Çelsi e ka thuajse një në tre probabilitetin për t’u përballur me Realin e Madridit në shortin e sotëm të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve që do të mbahet në Nion të Zvicrës (ora 12:00).
Nga llogaritja e probabiliteteve të 8 çifteve të kësaj faze, kampionët e Europës mund të paguajnë çmimin e renditjes në vendin e dytë në grup dhe të rrezikojnë si rival 13 herë kampionët e kontinentit.
Ndërkohë që Liverpuli ka më shumë shanse të përballet me Vijarealin ose Interin në këtë raund.
Mançester Junajtid dhe Siti, të cilat ashtu si Liverpuli kryesuan grupet e tyre, kanë shanset më të mëdha për t’u përballur me Atletikon ose Interin. Ajaksi, Bajerni, Juventusi, Liverpuli, Lila, Siti, Junajtid dhe Reali do të jenë skuadrat në Vazon 1.
Në Vazon 2 do jenë Atletiko, Benfika, Çelsi, Interi, PSG, Salcburgu, Sportingu i Lisbonës dhe Vijareali. Por, duke qenë se klubet nga i njëjti vend nuk mund të përplasen me njëri-tjetrin në këtë fazë: për shembull Çelsi nuk mund të përballet me Liverpulin dhe me dy klubet e Mançesterit, prandaj i kanë më të mëdha shanset për t’u përballur me një rival të caktuar, sepse mund të gjejnë në këtë rrugë vetëm 4 skuadra: Bajernin, Realin, Ajaksin ose Lilën.
Shanset e një dueli kundër skuadrës së Karlo Ançelotit i kanë 32.32%. Londinezët kanë 21.38% për të gjetur Bajernin e Mynihut ose Ajaksin dhe 24.93% Lilën. Rivali më i mundshëm që mund të gjejë PSG është Reali (19.39%).

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.