Skandal/ Ndërpritet takimi PSG – Basaksehir, arbitri fyen anëtarin e ekipit turk me fjalë raciste
Ndeshja PSG-Basakshehir, ka shënuar një skenë që nuk është parë kurrë në Ligën e Kampionëve. Pas një çerek ore lojë, ndeshja midis PSG dhe Basaksehir është ndërprerë dje në mbrëmje, pasi një anëtar i stafit teknik turk, ish-futbollisti i Kamerunit, Achille ëebo, tha se ishte fyer me fjalë raciste nga arbitrit i 4-t i ndeshjes.
Lojtarët e dy ekipeve u grupuan, duke kërkuar një shpjegim nga rumuni Sebastian Coltescu, arbitri i 4-të i ndeshjes. ëebo pretendonte se ishte ofenduar me fjalën “zezak” nga Coltescu.
Të inkurajuar nga Demba Ba, të gjithë lojtarët e skuadrës nga Stambolli morën vendimin të ktheheshin në dhomën e zhveshjes. Demba Ba është ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari për sjellje antisportive. Futbollisti është përplasur me arbitrin e katërt të takimit duke i shprehur zemërimin për sjelljen skandaloze ndaj stafit teknik të Basaksehirit. Ndeshja mes këtyre dy ekipeve është vendosur të luhet sot në 18.55.
Sorry, the comment form is closed at this time.