Simone Inzaghi shkon te Inter si zëvendësues i Contes
Simone Inzaghi shkon te Inter si zëvendësues i Contes bashkë me të do të jetë dhe Tare drejtor, është ky një nga lajmet e bujshme që vjen nga Italia.
Il Messaggero nga Italia raporton se e ardhmja e Igli Tares lidhet ngushtë me atë të Inzaghit. Marrëdhënia si në punë dhe edhe jashtë saj mes dyshes së njohur është shumë e mirë dhe duan që bashkëpunimi të vazhdojë. Ata mund të transferohen të dy te Interi. Zikaltrit të mërkurën u eliminuan nga Champions League dhe vendi i Conte në krye të skuadrës është vënë seriozisht në rrezik.
Inzaghi është një nga kandidatët kryesorë për të marrë stolin zikaltër dhe trajnerin pritet ta ndjekë edhe Tare, për të riformuar dyshen, këtë herë me ngjyra zikaltër. Gjithsesi nëse ky transferim i dyshes së Lazios te Interi bëhet realitet kjo pritet të ndodhë vetëm në verë, sepse ka pak gjasa që Conte të shkarkohet ose të japë dorëheqjen përpara fundit të këtij sezoni.
Sorry, the comment form is closed at this time.