Shqipëria mbahet vetëm 18 minuta, Çekia kalon në avantazh

Shqipëria po luan sot përballë Republikës Çeke, prej orës 20:15. Trajneri Reja ka bërë zgjedhjet e tij dhe ka disa ndryshime, veç modulit të zakonshëm 3-5-2.

Krahët e mbrojtjes kanë ndryshuar, me Veselin dhe Trashin që luajnë në vend të Dokës dhe Lenjanit, që ishin në fushë nga fillimi kundër Uellsit.

Në mesfushë risia është Sherif Kallaku, i cili vendoset krah kapitenit Abrashi dhe Keidi Bares. Reja ka rikthyer sulmin e zakonshëm, me Cikalleshin dhe Manajn titullarë.

Pas një loje më ofensive, lojtarët çekë kanë mundur të gjejnë rrjetën në minutën e 18 me Patrick Schick, i cili nuk gaboi nga një gjuajtje brenda zonës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.