Çekia gjunjëzon Shqipërinë, nuk mjafton ‘predha’ e Cikalleshit

Miqësorja e zhvilluar mes Çekisë dhe Shqiërisë ka përfunduar me fitoren e vendasve.

Ishin çekët ata që kaluan në avantazh në minutën e 18-të të pjesës së parë me Patrik Shick. Më pas, në minutat e fundit të pjesës së parë ishte Cikalleshi që shënon me një predhë të vërtetë që përfundoi në rrjetë.

Me fillimin e pjesës së dytë, të dy skuadrat janë munduar të krijojnë mundësi për të shënuar ndaj kundërshtarit.

Lojtarët kuq e zi, kishin më shumë koordinim, duke patur edhe raste për të kaluar në avantazh.

Por është dashur minuta e 67-të, kur lojtari çek Masopust ka ndëshkuar Shqipërinë me një goditje nga jashtë zone që shkoi në këndin e poshtëm të portës.

Menjëherë kanë reaguar lojtarët tanë dhe ka qenë përsëri Cikalleshi e më pas Manaj që kanë rrezikuar portën çeke.

Në minutën e 89-të ishte Celutska që shënoi, duke e thelluar rezultatin në 3 me 1.

Me këtë rezultat përfundoi edhe kjo ndeshje miqësore.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.