Shqipëria e De Biazit apo e Rejas? Lila: Kjo aktuale ka shumë talent

Krahasimi ndër vite mes dy ekipesh është gjithmonë shumë i vështirë për t’u bërë, pasi ndikojnë talenti, forma e momentit e sidomos rezultatet.

Por Andi Lila është i bindur se përfaqësuesja aktuale, ka më shumë talent në gjirin e saj sesa ajo që arriti objektivin historik të kualifikimit në “Euro 2016”.

Në “Euromania”, Lila veçoi cilësitë e lojtarëve aktualë dhe bindjen që ka se Shqipëria do të kthehet përsëri në skena kaq të rëndësishme.

Por njëkohësisht, ai vlerësoi se si të parët e kualifikuar, ai dhe të gjithë ata që çuan Shqipërinë në “Euro 2016”, do të kujtoheshin gjatë.

“Skuadra e tanishme me skuadrën që ishim ne, mendoj se kjo skuadër që është sot ka shumë talent. Jam plotësisht i bindur që Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përfaqësohet në vitet e ardhshme në evenimente kaq të mëdha. Jam me fat unë dhe brezi im se jemi të parët që shkuam në një eveniment kaq të madh dhe mendoj se të gjithë shqiptarët e historia do të shkruajë për ne sepse hera e parë mbahet mend gjatë”, tha Lila.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.