Shqipëria barazon, gol i mrekullueshëm i Cikalleshit

Shqipëria po luan sot përballë Republikës Çeke, prej orës 20:15.

Trajneri Reja ka bërë zgjedhjet e tij dhe ka disa ndryshime, veç modulit të zakonshëm 3-5-2.

Krahët e mbrojtjes kanë ndryshuar, me Veselin dhe Trashin që luajnë në vend të Dokës dhe Lenjanit, që ishin në fushë nga fillimi kundër Uellsit.

Në mesfushë risia është Sherif Kallaku, i cili vendoset krah kapitenit Abrashi dhe Keidi Bares. Reja ka rikthyer sulmin e zakonshëm, me Cikalleshin dhe Manajn titullarë.

Pas një loje më ofensive, lojtarët çekë kanë mundur të gjejnë rrjetën në minutën e 18 me Patrick Schick, i cili nug gaboi nga një gjuajtje brenda zonës.

Pas golit duket sikur lojtarët kuq e zi kanë filluar të reagojnë, si në repartin e sulmit por duke qenë edhe më të vemendshëm në sektorin e mbrojtjes. Por duhet të vinte minuta e 42 që Cikallleshi të lëshonte një predhë të vërtetë drejt postës çeke, duke e befasuar edhe portierin, i cili nuk kishte se çfarë të bënte tjetër, vetëm të shoqëronte me sy topin ndërsa shkonte në rrjetë.

Me këtë rezultat ka përfunduar edhe pjesa e parë e takimit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.