SHOKUESE/ Del audio e mjekëve të Maradonës: Bullafiqi po vdes…!

Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit Diego Armando Maradona në 25 nëntor të vitit që lamë pas është shoqëruar me shumë zhurmë. Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë për këtë ndarje të parakohshme të tij nga jeta.

Faqja online ‘Infobae’ ka publikuar audion e bisedës së dy mjekëve të ish-futbollistit, neokirurgut Leopoldo Luque dhe psikiatrit Agustina Cosachov, të cilët kanë qenë pranë Maradonës në periudhën e fundit të jetës së tij.

“Më duket se pësoi një arrest kardiak, bullafiqi po vdes…!”, dëgjohet të thotë Leopoldo Luque.

“Nuk e kam idenë se çfarë bëri ai. Unë po largohem. Tani me të është ambulanca, së bashku me mjekët e urgjencës. Më duket se hyri në intubim”, dëgjohet psikiatri Cosachov.

“Ne e kishim bërë atë për 10-15 minuta, sepse ambulanca nuk po vinte. Hymë në dhomë, bënte ftohtë dhe filluam të bëjmë reanimacionin. Nuk na thonë si është gjendja. U largova dhe nuk mora vesh asgjë”, dëgjohet më tej në audio.

Sipas mediave argjentinase, bazuar në materialin e publikuar, mjekët Luque dhe Cosachov do të merren në pyetje nga prokuroria.

Në certifikatën e vdekjes së Maradonës u shënua: “Pësoi arrest kardiak”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.