Shfaqet dopingu, pezullohet nga “Tokyo 2020” sprintierja nigeriane

Sprintierja nigeriane Blessing Okagbare, një nga pretendentet për medalje në “Tokyo 2020”, është përjashtuar nga vazhdimi i Lojërave Olimpike, për shkak se ajo ka rezultuar pozitive gjatë një testi të mëparshëm anti-doping.

Sprinteria nigeriane, të premten kishte fituar në garën 100 metra dhe do të garonte të shtunën për në gjysmëfinale. Por drejtuesit e Olimpiadës dhe veçanërisht ato të IAAF-it, kanë pezullluar atleten nga vazhdimi i metejshëm i konkurrimit të saj.

Lajmi është bërë i ditur nga Agjensia e Integritetit të Atletikës, ku thuhet se 32-vjeçarja ka rezultuar positive ndaj një hormoni, pas një testi anti-doping më 19 korrik. Okagbare ka fituar medalje argjendi në kërcimin së gjati, në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.