Shfajësohet nga akuzat e neglizhencës mjeku i njohur i ish-kampionit të botës

Mjeku i njohur është akuzuar nga Prokuroria për vrasjen e “El Pibe de Oro”-s për motivin e neglizhencës. Ai do të shfaqet përpara gjykatësve me faktet dhe provat për të shpalosur pafajësinë e tij jo vetëm përpara Gjykatës por edhe përpara të gjithë opinionit publik për t’i treguar se ai nuk ka aspak lidhje me vdekjen e ish-kampionit të botës.

Sipas të përditshmes argjentinase “OLE”, ai ka përgatitur disa dokumenta për të cilën thuhet se nuk ka qenë mjeku i ngarkuar në detyrë për t’u kujdesur për shëndetin e Maradonës përgjatë dhe pas operacionit.

Sipas asaj që raporton media argjentinase, Luke ishte ishte i caktuar nga familjarët e Maradonës si përgjegjës për kujdesin e tij klinik dhe këtë fakt do i’a dëshmojë edhe prokurorëve të çështjes në San Idrisio.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.