Shehi vlerëson Egnatian në prag të ndeshjes: Do jetë përballje e vështirë

Tirana do të përballet ditën e nesërme me Egnatian, ndeshje që u pa dhe më herët në verë në një test miqësor. Por situata ka ndryshuar pasi sfida luhet për kampionat dhe serioziteti është maksimal nga të dyja skuadrat.

Në prag të sfidës së nesërme, në konferencën për shtyp, trajneri Orges Shehi u shpreh optimist për gjendjen e skuadrës së tij, por edhe vleresoi ekipin kundërshtar.

“Gjendja e skuadrës është e mirë. Seferi nuk është stërvitur me grupin vetëm ditët e para, por më pas është bashkuar. Besoj se është në gjendje të luajë e për të qenë në formacion. Superliga ka kundërshtarë realisht të fortë. Egnatian nuk e perceptojmë nga emri, por nga cilësia e lojtarëve që ka.

Është skuadër që po bën investime dhe në minutat e fundit të merkatos ka marrë lojtarë cilësorë, pra jemi të vetëdijshëm që do të jetë një ndeshje e vështirë përballë një kundërshtari që këtë vit ka ardhur në elitë, por brenda për brenda ka cilësi dhe lojtarë me peshë’’, u shpreh Shehi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.