San Marino-Shqipëri/ Manaj dhe Ozuni nderojnë Kombëtaren

Ndërsa pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola pjesa mes San Marinos dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2022”, pjesa e dytë ka pasur më shumë ritëm.

Kuqezinjtë kanë shënuar dy herë, me Manajn në minutën ’55 dhe më pas me Ozunin 10 minuta para përfundimit të ndeshjes.

Kujtojmë se pjesa e parë ka qenë mjaft e vakët, ku kuqezinjtë patën raste të pakta për gol.

I vetmi rast i pastër ka qenë ai i mbrojtësit Elseid Hysaj në minutën e 14-të të takimit.

Mbrojtësi shkodran provoi me një goditje nga brenda zonës, e cila u ndal nga portieri kundërshtar.

Ndërsa pjesa e dytë pati më shumë ritëm dhe dinamikë, që solli rezultatin 0 me 2 dhe një trepikësh të vlefshëm.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.