Sa fiton Ronaldo për një postim në ‘Instagram’?

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më me ndikim në “Instagram”, duke lënë pas Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe.

37-vjeçari portugez fiton mesatarisht mbi 3 milionë paund për çdo postim, shkruan gazeta e njohur sportive ‘Marca’.

Sulmuesi numëron 480 milionë ndjekës në “Instagram” dhe rregullisht poston foto nga ndeshjet dhe stërvitja si dhe reklama promovuese.

Pas tij vjen Lionel Messi me 360 milionë ndjekës, ku profile I tij ka pësuar një rritje të ndjekësve me 38% përgjatë 12 muajve. Argjentinasi I PSG fiton 2 milionë paundë për çdo postim. Podiumi vijon me Neymar, Mbappe dhe Vinicius Junior.

Pavarësisht se Benzema ka më tepër ndjekës se braziliani, sërish ky I fundit fiton 170 mijë paundë më tepër për çdo postim. Dhjetëshja përmbyllet me Dybala, Kante, Pogba dhe Ramos.

10 futbollistët më të ndjekur në “Instagram”

  1. Cristiano Ronaldo – 480m followers
  2. Lionel Messi – 360m followers
  3. Neymar – 178m followers
  4. Kylian Mbappe – 72.5m followers
  5. Vinicius Jr. – 23m followers
  6. Karim Benzema – 58m followers
  7. Paulo Dybala – 49m followers
  8. N’Golo Kante – 14m followers
  9. Paul Pogba – 55m followers
  10. Sergio Ramos – 53m followers
Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.