Rusia mund Finlandën, siguron tre pikët e para

Rusia ka fituar ndeshjen e dytë në grupin B për ” Euro 2020″ përball Finlandës me shifrat 1-0 duke regjistruar kështu edhe tre pikët e para.

Goli për ekipin e drejtuar nga Stanislav Cherchesov u shënuar në fundin e pjesës së parë nga Miranchuk.

Pjesa e dytë ka qenë më e ekuilibruar por nuk ja doli as Finlanda të barazojë dhe as Rusia të shënojë golin e qetësisë duke i kaluar të gjitha minutat e takimit në ankthin e barazimit.

Pas humbjes së ndeshjes së parë 3-1 ndaj Belgjikës, tashmë rusët ja dalin të marrin 3 pikët e para, ndërkohë që në kuotën e 3 pikëve është edhe Finlanda e cila në takimin e parë mundi Danimarkën, në atë ndeshje tragjike me ngjarjen e Eriksen.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.