Ronaldo për tifozët e United: Historia do të shkruhet edhe një herë

Cristiano Ronaldo u kthye tek Manchester United pas 12 vitesh. Portugezi firmosi kontratë dy vjeçare me “Djajtë e kuq” me të drejtë rinovimi për një vit tjetër.

Cristiano Ronaldo është kthyer në vendin ku u bë i madh dhe e futi veten mes më të mëdhave të këtij sporti. Së fundmi ai ka postuar një shkrim në Instagram, ku flet për këtë rikthim dhe premton se historia, ashtu siç është shkruar në të shkuarën, do shkruhet sërish.

“Të gjithë ata që më njohin, e dinë për dashurinë time të pafund për Manchester United. Vitet që kalova në këtë klub ishin absolutisht të mahnitshme dhe rruga që kemi bërë së bashku është shkruar me shkronja të arta në historinë e këtij institucioni të madh dhe mahnitës. Unë as nuk mund të filloj të shpjegoj ndjenjat e mia tani, pasi kthimin tim në Old Trafford e kanë kuptuar në të gjithë botën.

Kampionati i parë vendas, Kupa ime e parë, thirrja ime e parë në ekipin kombëtar Portugez, liga ime e parë e Kampionëve, Këpuca ime e parë e Artë dhe Topi i Artë i parë, të gjitha kanë lindur nga kjo lidhje e veçantë mes meje dhe Djajve të Kuq. Historia është shkruar në të kaluarën dhe historia do të shkruhet edhe një herë! Ju keni fjalën time! Unë jam këtu, jam kthyer ku më takon. Sir Alex Ferguson, kjo është për ty”, shkruan Ronaldo.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.