Ronaldo i dhuron fanellën rojes së sigurisë të cilën e goditi pa dashje

Futbollisti i klubit anglez të Manchester United, Cristiano Ronaldo, i dhuroi fanellën e tij rojes së sigurisë, e cila u godit aksidentalisht nga një top gjatë nxehjes para ndeshjes së mbrëmshme të Ligës së Kampioneve.

Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve të UEFA-së filloi me ndeshjet e mbrëmshme mes Sevilla-Salzburg dhe Young Boys-Manchester United.

“Djajtë e Kuq” u mundën nga Young Boys me rezultat 2:1 pasi pësuan një gol në minutat shtesë, por ndeshja mes dy klubeve u shënua nga një situatë e pazakontë para fillimit të ndeshjes.

Pas një goditjeje të Ronaldos, topi goditi rojën e sigurisë që ishte pranë fushës.

Ronaldo menjëherë iu afrua asaj duke dashur të sigurohej që gjithçka ishte në rregull.

Roja e sigurisë humbi vetëdijen për një kohë të shkurtër, por për fat nuk pati pasoja të rënda.

Pas lojës, Ronaldo iu afrua sërish rojës së sigurisë, i kërkoi falje edhe një herë dhe i dha asaj fanellën e tij.

Ajo më vonë pozoi një fotografi me fanellën e tij dhe e ndau postimin në median sociale.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.