Ronaldo blen “Bugatti”-n luksoz, vetëm 10 të tillë janë në botë

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, dihet që është një admirues i madh i makinave luksoze dhe po të llogarisësh të gjitha makinat që ka në parkimin e tij, buxheti do të kalonte 100 mln euro.

Gjithsesi, si një “manjak” i tyre, Ronaldo i ka bërë një dhuratë modeste vetes me një makinë të rrallë dhe super të shtrenjtë.

Është Bugatti Centodieci, xhevahiri i ri i markës së themeluar nga Ettore Bugatti prodhuar në vetëm 10 njësi dhe për këtë arsye në një prodhim të limituar edhe çmimi është i kripur, shumë i kripur në fakt.

Makina e tij e re kushton më pak se 10 milionë euro dhe është frymëzuar nga modeli historik Bugatti. E ndërtuar në Francë, në Malsheim, është pajisur me një motor 1500 kuaj fuqi që arrin nga 0 në 100 km / orë në 2.4 sekonda dhe maksimalisht arrin deri në 380 km/orë. Një çmenduri po ta mendosh teksa dorëzimi i makinës pritet në 2022 për portugezin.

Sa për të freskuar memorien, në koleksionin e Ronaldos janë makinat më të çmuara në botë dhe mjafton të përmendim disa si, Bugatti Chiron, Bugatti Veyron dhe Bugatti Voiture Noire, një nga më të shtrenjtat. Pa përmendur edhe Ferrari F430, Phantom Rolls-Royce, Lamborghini Aventador dhe makinën ikonike Maserati GranCabrio

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.