Ronaldinho: Barcelona duhet ta heqë numrin 10 kur të largohet Messi

Ish-ylli i futbollit brazilian, Ronaldinho i ka kërkuar drejtuesve të Barcelonës që të tërheqin numrin 10 të fanellës, pasi Lionel Messi të largohet.

Aktualisht Lionel Messi është pa kontratë, por ka shprehur dëshirën e tij për të qenë pjesë e skuadrës së Barcelonës edhe në vazhdim, por për momentin nuk ka firmosur për shkak të krizës financiare që po kalon Barça.

Rreth kësaj çështjeje, Ronaldinho deklaroi se Messi duhet të qëndrojë ai është pjesë e historisë së Barcelonës. “Unë besoj se do të qëndrojë ende dhe dua të them që numri 10 i fanellës së atij klubi duhet të tërhiqet, pasi të largohet Messi”.

Ronaldinho ka qenë lojtari i fundit që ka veshur fanellën me nr. 10 te Barcelonës përpara se ajo t’i kalonte Messit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.