Roma-Inter, trajneri Inzaghi: Speciale sfida për Dzeko e Mourinho
Roma-Inter është një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj jave në Serie A dhe në prag të këtij dueli trajneri Simone Inzaghi ka dalë në konferencë për shtyp
“Me Romën është një ndeshje e rëndësishme për ne, më e rëndësishmja e këtyre ndeshjeve të fundit. Ata janë një ekip me vlera, ne kemi nevojë për Interin e vërtetë. Lautaro duhet të vazhdojë kështu, është shumë i ri, por jam shumë i kënaqur edhe me sulmuesit e tjerë. Ai ka shënuar në tre ndeshje rresht dhe shpresoj të vazhdojë”.
Trajneri i cili erdhi në drejtimin e kampionëve të Italisë gjatë verës duke “braktisur” lacion for dhe për duelin e ish-trajnerin e Interit, Mourinho.
“Dueli me Mourinho? Do të jetë kënaqësi të takoj trajnerin e tripletës. Do të jetë e veçantë edhe për të të përballet me Interin, ndaj duhet shumë përqendrim. Karriera e tij flet për të”.
Gazetarët gjtë konferencës e pyetën Inzaghi-n dhe për Edin Dzeko I cili do të prballeht për herë të parë me ish-ekipin e tij.
“Dzeko kundër Romës? Do të jetë një ndeshje e veçantë për Edin, ai u stërvit mirë, me Spezian rikuperoi energjitë. Në Romë duam të shkojmë të bëjmë një ndeshje të madhe”
Sorry, the comment form is closed at this time.