‘Roland Garro’, tenistja ruse arrestohet për trukim ndeshjesh

Tenistja ruse, Jana Sizikova, u arrestua në Paris nën dyshimin për trukim ndeshjesh në Roland Garros.

Tenistja 26 vjeçare u arrestua pas ndeshjes së djeshme në dyshe në Roland Garros që e mbylli përsëri me humbje.

Por Sizikova nuk dyshohet për atë ndeshje, por për duelin e vitit të kaluar në Roland Garros

Tenistja ruse luajti në dyshe me Madison Brengle, por në atë ndeshje u mundën (30 shtator) nga rumunët Andrea Mitu dhe Patricia Tig me 7:6, 6:4.

Një hetim për ndeshjen nisi vetëm një ditë më vonë, por që kur Sizikova u largua nga Franca menjëherë pas ndeshjes, ajo nuk mund të ndalohej deri ditën e djeshme kur u arrestua nga policia.

Sipas prokurorisë, ajo është e dyshuar për “korrupsion sportiv” dhe “mashtrim të organizuar”.

Federata Franceze e Tenisit konfirmoi se Sizikova ishte arrestuar, por nuk dha më shumë informacion në lidhje me incidentin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.