Rikthehet në pistë piloti i Mercedes-it, Lewis Hamilton

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton ka mposhtur COVID-19. Hamilton rezultoi pozitiv me COVID-19 para 2 javëve, por tashmë është konfirmuar rikthimi i tij në pistë.

Britaniku do të rikthehet me garën e Abu Dhabi këtë fundjavë teksa Mercedes shpreson ta kthejë edhe më herët për të realizuar disa prova.

Gjithsesi Hamilton ia hodhi COVID-19 dhe karantinës duke humbur vetëm garën e Bahrein teksa tregoi se java e kaluar ishte një nga më të vështirat që ka pasur.

“Ka qenë një nga javët më të vështira që kam pasur. Shpresoj se mund të kthehem së shpejti në makinë”.- tha Hamilton.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.