Renditja e FIFA-s/ Shqipëria fiton terren, ja cilat kombëtare janë në ‘Top 10′

Kur janë mbyllur ndeshjet e muajit tetor për kombëtaret, FIFA ka bërë publike edhe renditjen e përgjithshme të skuadrave.

Kombëtarja shqiptare e udhëhequr nga trajneri Edi Reja, ka arritur të fitojë terren në renditjen e FIFA-s. Shqipëria fiton 3 pozicione duke u renditur kështu e 63, nga vendi i 66 që ishte para kësaj renditjeje. Paraqitjet pozitive të “kuq e zinjve” ndaj dy fitoreve kundër Hungarisë, një kundër San Marinos dhe një humbjeje kundër Polonisë janë vlerësuar nga FIFA.

Ndërkohë përfaqësuesja e Kosovës ndryshe nga kombëtarja shqiptare ka humbur 4 pozicione në renditjen e përgjithshme. Nga vendi i 109 ka zbritur në pozicionin 113, dhe kjo zbritje ka ardhur si rezultat i paraqitjeve negative që përfaqësuesja e “dardane” ka pasur gjatë muajve shtator dhe tetor.

Vendin e parë e mban Belgjika, Brazili është kombëtarja e dytë, vendi i tretë i takon Francës, ndërsa në vendin e katër është Italia, në të pestin Anglia, dhe në të gjashtin Argjentina.

Kombëtarja Spanjolle është e pozicionuar në vendin e shtatë, pas saj është Portugalia, në të nëntin është Meksika dhe “top 10” e mbyll Danimarka.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.