Rekorde të hidhura, Mbappe bën fenomenin në Botëror, por shifrat e “gjelit” nuk mjaftojnë
Kylian Mbappe së bashku me Leo Messi, ishin protagonistët absolut të këtij Botërori, mbi të gjitha në finalen e madhe. Ylli francez ishte shpërthyes, i vetëm mbajti Francën në lojë, duke vënë ndjeshëm në pikëpyetje ëndrrën e “pleshtit”.
Mbappe realizoi tre gola në finale duke u bërë lojtari i katërt në botë që realizon gola në dy finale Botërori, e të mendosh që është vetëm 24-vjeç. Nëse llogarisim edhe golin nga ruleta e penalltive, Mbappe e dërgoi në katër numrin e golave në finale, si asnjë tjetër më parë.

Mbappe bëhet lojtari i dytë në histori që realizon një “tripletë” në finale.
Mbappe e mbylli këtë Botëror në kuotën e 8 golave dhe dy asisteve, duke mos dal “duar bosh” nga ky Botëror, arriti që në fund të fitonte “Këpucën e Artë”.

Mbappe bëhet golashënuesi më i mirë i ri në historinë e Botërorit. Me këto shifra, Mbappe kërcënon të gjithë rekordet, pa diskutim është ai futbollisti i së tashmes dhe së ardhmes.
Sorry, the comment form is closed at this time.